0
Posted October 25, 2014 by une in shendetesi
 
 

Si e shohin konsumatorët një produkt kur dëgjojnë muzikë

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



0Blerësit kanë më shumë të ngjarë ta blejnë një produkt nga një vend tjetër, kur ndonjë zë i këndshëm i cili vjen nga ndonjë drejtim i veçantë ua tërheq vëmendjen drejt atij produkti, sipas një studimi në “Journal of Consumer Research”, transmeton Koha.net.

“Le të supozojmë që jeni duke qëndruar në mes dy radhëve të artikujve në supermarket, duke zgjedhur midis dy pakove të biskotave, njëra ndodhet pranë anës tuaj të djathtë dhe tjetra më afër anës suaj të majtë. Derisa jeni duke vendosur, e dëgjoni një njoftim në dyqan nga e majta juaj, në lidhje me orarin e mbylljes së dyqanit,” shkruajnë autorët Hao Shen (Universiteti Kinez i Hong Kongut) dhe Jaideep Sengupta (Universiteti i Hong Kongut për Shkencë dhe Teknologji). “A do të ndikojë ky njoftim, i cili është mjaft i parëndësishëm për meritat relative të dy pakove të biskotave, në vendimin tuaj?”

Në shembullin e mësipërm, shumica e konsumatorëve do t’i zgjidhnin biskotat në të majtë sepse konsumatorët e konsiderojnë më të lehtë që vizualisht ta procesojnë një produkt i cili është paraqitur në të njëjtin drejtim hapësinor sikurse edhe sinjali dëgjimor, dhe njerëzit kanë tendencë t’i pëlqejnë gjërat të cilat i procesojnë lehtë.

Në një studim laboratorik, konsumatorëve iu kërkua ta krijojnë një përshtypje për fotografitë e dy dhomave të hotelit në një ekran kompjuteri, njëra e vendosur në të djathtë të ekranit dhe tjetra në të majtë, derisa e dëgjonin buletinin e lajmeve nga një altoparlant i vendosur në secilën anë.

Konsumatorët e kishin më të lehtë ta procesojnë fotografinë e dhomës së hotelit e cila ndodhet në drejtim të lajmeve dhe gjithashtu treguan një preferencë më të madhe për atë dhomë. Në një tjetër studim, konsumatorët kishin më shumë të ngjarë të zgjidhnin pije të gazuara nga një makinë shitëse që transmetonte buletinin lokal të lajmeve.

Por gjërat bëhen pak më të komplikuara nëse sinjali është i atillë që ne të dëshirojmë ta shmangim, si një zhurmë e pakëndshme. Në këtë rast, njerëzit së pari e kthejnë vëmendjen e tyre nga zhurma e pakëndshme në mënyrë që ta deshifrojnë sinjalin. Pastaj shmangia nis derisa ata vullnetarisht e largojnë vëmendjen e tyre nga sinjali i pakëndshëm.

Në një grup të studimeve, konsumatorët ekzaminuan fotot e të dy restoranteve, derisa e dëgjonin muzikën e bezdisshme apo të këndshme që vinte nga ana e tyre e majtë apo e djathtë. Muzika ishte luajtur ose për një kohë shumë të shkurtër (20 sekonda) ose për një periudhë relativisht të gjatë (1,5 minuta).

“Efekti i parashikuar dëmtues është vërejtur kur është lëshuar muzika e pakëndshme për një kohë më të gjatë – sepse tani, ishte fotografia në drejtim të kundërt nga muzika ajo që u preferua”, konkludojnë autorët.

223 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7