0
Posted June 25, 2015 by une in Sport
 
 

Seria A vishet Kuqezi

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Në këtë merkato vere duket se Seria A vishet kuqezi. Të paktën në një këndvështrim paraprak klubet elitare italine synojnë të përfitojnë shërbimet e disa prej futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, emrat e të cilëve janë lakuar si përforcime të mundshme të kësaj vere. Këtu mund të përmendim Taulant Xhakën për të cilin ditët e fundit është spekuluar shumë se mund të vishet vjollce duke lënë klubin e Baselit për të ndjekur gjurmët e ish-trajnerit të tij portugezit Paulo Sousa drejt Fiorentinës, por mesa duket interesimi për të nuk mbërrin vetëm nga klubi vjollcë.

Lazio është vënë në gjurmët mesfushorit 24-vjecar që këtë sezon shkëlqeu me kampionët e Zvicrës. Gjithashtu një tjetër emër që është lakuar tek bardhekaltërit është edhe ai i qëndërsulmuesit Bekim Balaj. Deri më tani në klubin e Rijekas, ku kartoni i 24 vjecarit shkodran vlerësohet me shifrën e 4 milionë Eurove, kanë mbërritur oferta nga klube gjermane, por mesa duket interesimi i Drejtorit Sportiv Igli Tare mund të bëjë që Balaj të mbërrijë në Romë. Ndërkohë Udinese është vënë në gjurmët e korçarit, Ergys Kace. Mesfushori 21-vjecar që aktivizohet me PAOK-un në superligën greke mesa duket ka tërhequr vemendjen e teknikut Stefano Colantuono falë karakteristikave të tij.

Një mesfushor mbrojtës i shkathët që me Kombëtaren Shqiptare numëron 2 gola në ndeshje miqesore si ajo me Armeninë dhe golin e fitores 1-0 në miqësoren me Francën që u zhvillua në 13 qershor në Elbasan Arena. Klubi jugor i Napolit nga ana tjetër duket se ka nisur tratativat me Empolin që në sezonin e arshshëm të sjellë në San Paolo mbrojtësin Elseid Hysaj. Mesa duket mbrojtësi 21 vjecar preferohet nga trajneri i ri Maurrizio Sarri. Përsa i përket Andi LIlës i cili aktualisht është i lirë nga detyriomeet kontraktuale si pasojë e falimentimit të klubit të Parmës duket se kërkohet nga Carpi i sapongjitur në Serinë por dhe Atalanta Edoardo Rejas.

234 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7