0
Posted December 3, 2014 by une in shendetesi
 
 

Sa shpesh duhet të bëjmë dush

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



0Mendoni se duhet të bëjmë dush çdo ditë? Ndoshta edhe nuk duhet. Zbuloni se sa dushe rekomandohen. Derisa shoqëria ka përparuar, higjiena është ngritur në një nivel më të lartë. Kjo është sigurisht një nga anët më pozitive të përparimit.

Megjithatë, a jemi duke e tepruar? A jemi bërë pastrues të ekzagjeruar? Kujdesemi shumë për shtëpinë, e pastrojmë çdo njollë të vogël në mënyrë obsesive, na irriton edhe sasia e vogël e pluhurit. Dhe çfarë nëse ju themi se kjo nuk është e mirë për shëndetin? Sidomos në qoftë se flasim për dushin e përditshëm. Në ditët e sotme shumë flitet për përbërësit e dëmshëm të gjeleve dhe shampove për dush. Kjo është sidomos e aktualizuar kur bëhet fjalë për shampot dhe kremrat.

Parabenët dhe kimikatet e tjera të dëmshme sigurisht nuk janë të mira për flokët tuaj. Çrregullohet balanca i pH-së, ne bëhemi të varur nga shampot, në qoftë se ndalojmë së përdoruri kthehet zbokthi, flokët bëhen më të yndyrshme… Por, edhe me lëkurën nuk është shumë më ndryshe.

Dushi i tepruar, “lyerja” me kremra dhe vajra të ndryshme mund ta çrregullojë ekuilibrin dhe vajrat natyrore. Sigurisht, përveç nëse nuk keni kaluar plotësisht në produktet organike natyrale. Prandaj kur herën tjetër mendoni se njerëzit që nuk bëjnë dush çdo ditë janë të papastër, mbajnë erë të keqe apo janë të yndyrshëm, mendoni edhe një herë nëse është kështu.

Pse të reduktojmë dushet?

Nuk ka qenë shumë moti koha kur njerëzit laheshin vetëm një herë në javë – të dielave në mbrëmje :-). Dushi i përditshëm nuk është as më i shëndetshëm dhe as më i mirë. Pse? Përjashtim janë sigurisht njerëzit që bëjnë punë të rënda fizike, të cilët punojnë në pluhur dhe në papastërti.

Megjithatë, shumica e njerëzve gjatë ditës nuk vijnë në kontakt me papastërtinë – pothuajse në kurrfarë papastërtie. Njerëzit të cilët kanë vendosur të bëjnë dush më pak nuk janë dembelë, por mendojnë më gjerë për shëndetin e lëkurës. Shumë njerëz e kanë kuptuar se bërja më e rrallë e dushit ndikon dobishëm në sëmundjet e lëkurës si ekzemat. Dushi më i rrallë është më i mirë për lëkurën, ashtu si edhe larja më e rrallë e flokëve tuaja. Vajrat natyrore, të cilat i sekretojmë dhe të cilat e mbrojnë lëkurën tonë i shpëlajmë me ujë të ngrohtë (sidomos të nxehtë), sapunë dhe gjel.

Pa këto vajra, lëkura është më e ndjeshme dhe më e rrezikuar ndaj baktereve, ndërkohë që shfaqet edhe ndjenja e thatësisë dhe parehatisë. Ndaj dushit dhe larjes së shpeshtë të fytyrës trupi reagon me rritjen e prodhimit të vajrave dhe kështu hyni në rrethin e pastrimit të vazhdueshëm dhe problemeve me lëkurë të yndyrshme. Nëse ndaloni me larjen e shpeshtë të flokëve, si dhe dushit të shpeshtë, pas një periudhe të shkurtër të përshtatjes, prodhimi i vajrave do të kthehet në normale.

Si të përshtateni dhe ta gjeni masën?

Se sa shpesh do të bëni dush varet nga aktivitetet tuaja të përditshme, sa jeni aktiv dhe të shëndetshëm, çfarë pune e bëni dhe cila stinë e vitit është. Përpiquni ta shmangni dushin nëse vërtet nuk ka nevojë për të – disa njerëz e kanë gjetur masën e bërjes dush 3 herë në javë dhe larjes së flokëve një ose dy herë (verës, sa i përket dushit, kjo masë është zakonisht çdo ditë). Dihet gjithashtu që njerëzit që bëjnë jetë të pashëndetshme, të cilët janë më nervozë, ata janë nën stres dhe kanë një erë më të fortë dhe të pakëndshme të trupit.

Përpiquni t’i ndryshoni shprehitë tuaja të jetesës, ushqehuni më shëndetshëm, ushtroni dhe mënjanoni alkoolin dhe duhanin. Nëse jeni të detyruar dhe dëshironi të laheni çdo ditë, më e shëndetshme është që këtë ta bëni me ujë të vakët (jo të nxehtë), të përdorni produkte natyrore, ta shkurtoni kohëzgjatjen e dushit.

Mund të bëni dush edhe me vaj të kokosit, sado çuditshëm që ju tingëllon kjo, dhe pastaj të lyheni me vajra natyrore që e mbështesin pH e lëkurës ose i pastroni vetëm disa pjesë të caktuara të trupit. Sa u përket duarve, ato gjithsesi duhet t’i lani shpesh, por përpiquni të përdorni produkte pa kimikate të rënda dhe të cilat nuk e çrregullojnë ekuilibrin natyror të lëkurës./Koha.net

439 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7