0
Posted August 23, 2016 by une in ShowBiz
 
 

Reforma të përgjithshme (Arsim cilësor dhe masiv)

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Shkruan Mr.sc.Mehdi Memeti

Edukimi i nxënësve si qytetarë të denjë dhe individ të suksesshëm,është procesi më i rëndësishëm në jetë. Edukimi në Maqedoni dhe veçanërisht sistemi arsimor ka pësuar rënie dramatike në treguesit e vet sasiorë dhe cilësorë. Në arsimin bazë dhe veçanërisht ate të mesëm është ulur shumë, kryesisht nga kushtet dhe silësia e arsimit janë shumë shqetësuese.

Ndërkaq në qendrat urbane të vendit ndeshet një mbipopullim i lartë i shkollave dhe shkapërderdhja e objekteve shkollore, që dëmton rëndë mësimdhënien. Kjo gjendje e rëndë e arsimit kërkon një ndërhyrje energjike dhe vizionare.Vizioni i qeverisë, sipas mendimit tonë për arsimin, duhet të bazohet në modelin e edukimit të vazhdueshëm duke filluar që në moshën parashkollore dhe që vazhdon gjithë jetën.

Qëllimi i sistemit arsimor duhet të jetë formimi i aftësive individuale për të përfituar dije, për ta përdorur atë në jetën e përditshme. Sistemi arsimor duhet të bazohet në autonominë shkollore, që të mundësohet arritja e një niveli europian dhe arsimimi të jetë si kusht i domosdoshëm për zhvillimin e vendit.

Qeveria duhet të angazhohet për një reformë tërësore në arsim të mbështetur nga burime të konsiderueshme publike, nga zgjërimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë si dhe përfshirja e sektorit privat në këtë fushë.

Duhet të kryhet reforma e plotë e programeve mësimore duke synuar rritjen cilësore të përmbajtjes dhe vazhdimësinë logjike me qëllim që ato t`i përshtaten nevojave të nxënësve dhe shoqërisë në këtë shekull (XXI) si dhe të përafrohen më shumë me ato të vendeve të BE-së. Kjo do të arrihet përmes konsultimit të ekspertizës më të mirë, duke përfshirë grupet e interesit në hartimin e tyre si dhe duke stimuluar konkurencën, në përmbajtje dhe formë, në botimet shkollore të të gjitha niveleve arsimore.

Duhet gjithashtu të vendoset statusi i arsimtarit si pikë reference për shoqërinë dhe komunitetin, me gjithë respektin që ai meriton. Arsimtarët mbeten kategoria më e keqtrajtuar dhe më e keqëpaguar e punëtorëve buxhetorë. Qeveria duhet të rrisë pagën e arsimtarëve. Pagat më të mira do të shoqërohen me mekanizma që sigurojnë rritjen e profesionalizmit dhe të përkushtimit në mësimdhënie. Iniciativa të veçanta duhet të përdoren për arsimtarët në zonat e largëta e të vështira kodrinore-malore.

Duhet të mundësohet një përmirësim rënjësor i kushteve të shkollimit përmes ndërtimit e riparimit të objekteve shkollore, sallave sportive, pajisjes me mjete didaktike moderne. Duhet gjithashtu të synohet ulja e numrit mesatar të nxënësve për kalsë në nivelin e 20-25 nxënës.Ta flakim traditën e gjertanishme deri

më 40 nxënës. Nga vet fakti , me hapjen e konkurseve për regjistrimin e nxënësve nëpër shkolla të mesme, paralelet startojnë me 34 nxënës, maximumin që parasheh ligji.

Duhet të sigurohet kompjuterizimi dhe lidhja me internet, dhe në çdo shkollë të ketë kabinete të informatikës, salla të arsimit fizik shëndetësor, pse jo, të shkohet drejtë mësimit kabinetik për çdo shkollë.

Pastaj mësimi masiv i gjuhës angleze prej kl. së parë, si tek shqiptarët ashtu edhe tek maqedonasit , si dhe të mësuarit e gj. maqedonase prej kl.IV-të, tek shqiptarët si mësim i obligueshëm dhe mësimi i gjuhës shqipe tek maqedonasit si mësim zgjedhor prej.kl.VI-të, mendojmë dhe vlerësojmë se don një shqyrtim dhe analizë pak më të thellë dhe serioze , pa paragjykime dhe stereotipe.Të tentohet për një bashkëpunim të mirëfillt nga të dy etnitetet më të mëdha në vend, që do t`i kontribuojnë me të vërtetë multikulturës së një shteti multietnik dhe nevojave jetësore, gjë që e garanton edhe kushtetuta e R.së Maqedonisë, mbështetur në standardet europiane e jo ta ngarkojmë nxënësin.

Me njëfjalë duhet të kemi kujdes dhe të rishqyrtohen edhe një herë qasjet drejt reformave arsimore ne R. e Maqedonisë, gjegjësisht rreth ndryshimit të sistemit arsimor mbështetur në këto atribute:

-Ligjit të arsimit fillor dhe të mesëm nëpër sholla,

-Rreth mënyrës së drejtimit dhe udhëheqjes së shkollave,

-Nga lloji i shkollave,

-Të ndryshohet strategjia rreth kohëzgjatjes së arsimit,

-Strukturës së brendshme të arsimit fillor në Maqedoni (3+3+3 ),

-Ndryshimet në plan-programet mësimore,

-Kuadrit mësimor prej (Kl.I-III,IV-VI,VII-IX,(sa më profesional),

– Numrit të orëve dhe lëndëve mësimore të panevojshme (thënë ndryshe lëndëve politike).

-Në arsimn parauniversitar duhet t`i jepet një përparësi shkollave të mesme profesionale, të profilit të agrobiznesit, me tendencat rajonale të zhvillimit ekonomik të tregut të punës. Në shkollat prfesionale duhet të synohet të tërhiqen mbi 50% e nxënësve të shkollave të mesme.

-Reforma institucionale në arsim duhet bazuar në autonominë shkollore që do të përcaktojë rolin e personelit shkollor komunitetit prindër–nxënës dhe pushtetit lokal (vendor). Performanca e sistemit arsimor në tërësi, në nivel shkolle e në nivele të tjera duhet të monitorohet dhe vlerësohet përmes mekanizmave, instrumnteve adekuate dhe me transparencë.

The post Reforma të përgjithshme (Arsim cilësor dhe masiv) appeared first on Shqipmedia.

191 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7