0
Posted October 17, 2014 by - in Sport
 
 

Racizëm ndaj Andi Lilës në Greqi

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



lila-edhe-100-her-euml-po-t-euml-ndodh-e-mbroj-flamurin-m-euml-t-euml-bukur-n-euml-bot-euml_hdNdodh edhe kështu. Klubi i PAS Janinës do t’i kërkojë shpjegime të hollësishme lojtarit të Kombëtares shqiptare, Andi Lila, për incidentin gjatë ndeshjes kundër Serbisë në Beograd. Pasi është kryqëzuar dje nga mediat greke për faktin se mbrojti flamurin e kombit të tij, që për helenët cilësohet “Shqipëria e madhe”, klubi i Janinës ka nxituar të dalë me një deklaratë për shtyp.

Drejtuesit e skuadrës ku aktivizohet prej tri vitesh mbrojtësi shqiptar nuk kërkojnë të nxitohen, por gjithsesi kanë theksuar se më parë dëshirojnë të dëgjojnë versionin e Lilës për atë që ka ndodhur. Klubi helen ka paralajmëruar se pasi të merret në pyetje lojtari, atëherë nuk përjashtohet mundësia e penalizimit të tij. Sipas mediave greke, ajo që ka bërë Ergys Kaçe me bluzën e UÇK-së është shumë pak në krahasim me protagonizmin e Lilës në Serbi. “Pasi helikopteri u ul me flamurin shqiptar, Lila ishte lojtari i parë që shkoi për t’ia marrë nga dora Mitroviçit”, shkruante dje e përditshmja më prestigjioze greke, “Goal Day”.

Reagimi Gjatë orëve të drekës së djeshme, klubi i PAS Janinës doli me këtë qëndrim pas incidentit në Serbi, ku u përfshi edhe Lila. “Sporti duhet të bashkojë popujt dhe kryesisht përmes lojës korrekte. Klubi ynë është i trishtuar për atë që ndodhi në Beograd, pasi ato akte nuk i shërbejnë vlerave universale të sportit. Pamjet televizive nga episodet e trishtuara tregojnë qartë edhe futbollistin tonë, Andi Lila. Ne shpresojmë se ky lojtar u përpoq për të qetësuar gjakrat dhe jo për t’i hedhur benzinë zjarrit pas pranisë së minihelikopterit me flamurin shqiptar. Është e qartë se lojtari do të thirret menjëherë nga kryesia e klubit për të shpjeguar sjelljen e tij në Serbi- Shqipëri. Duke marrë parasysh sjelljen e tij, atëherë klubi do të vendosë për veprimet që do të ndërmerren”, thuhej në komunikatën për shtyp të klubit helen. Ndërkohë, mediat greke kanë aluduar se futbollisti mund të penalizohet me një gjobë për sjelljen që bëri në ndeshjen e Kombëtares, sepse ka prishur imazhin e Janinës.

Ergys Kaçe shmang aludimet
“U mbrojt mesfushori i PAOK-ut, Ergys Kaçe. Ai dhe klubi mbyllën faqet e tyre në rrjetet sociale”. Kështu shkruante dje gazeta prestigjioze helene “Goal Day”. Sipas kësaj të fundit, Kaçe do të jetë i qetë pas asaj që ka ndodhur në Serbi, duke qenë se nuk do mundet askush që t’i faturojë çfarëdolloj gjëje në “Facebook”. Dje faqja zyrtare e lojtarit është mbyllur dhe kjo gjë ndodhi pas veprimeve që ndërmori klubi i PAOK-ut, nisur nga përhapja e një postimi të mëparshëm nga kjo faqe, ku ftoheshin të gjithë fansat të publikonin videon me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, e cila ishte arsyeja që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

345 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7