0
Posted October 22, 2015 by ArmendZeqiri in ShowBiz
 
 

Peter Van Houte: Vonesa e kompromisit politik në Maqedoni, rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Nëse këto ditë nuk arrihet ndonjë zgjidhje, do të vijojë një reagim i ashpër i BE-së dhe SHBA-ve

Lehtësuesi i Bashkimit Evropian (BE) eksperti belg Peter Van Houte i cili në javët e kaluara ishte i kyçur në negociatat për implementimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit dhe atë të 15 korrkut në Maqedoni, sot në një brifing me gazetarët tha se ka mbetur pak kohë para se kjo marrëveshje të shpallet e dështuar.

Ai tha se kishte thirrur këtë takim, në të cilin informoi për procesin e negociatave, sepse siç tha, opinioni duhet të kuptojë se çka po ndodhë.

Eksperti belg Van Houte, si pika kritike i vlerësoi mos votimin e ekipit të plotë të Prokurores speciale dhe mos-arritjen e kompromisit politik për të votuar përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Ai në brifing me gazetarët tha se nëse në nëntorin e hershëm nuk votohen ndryshimet në Kodin zgjedhor, zgjedhjet e parapara në prill të vitit 2016 mund të dështojnë.

Gjithashtu, eksperti belg Peter Van Houte tha se nëse këto ditë nuk arrihet ndonjë zgjidhje, do të vijojë një reagim i ashpër i BE-së dhe SHBA-ve.

The post Peter Van Houte: Vonesa e kompromisit politik në Maqedoni, rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve appeared first on Shqipmedia.

90 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7