0
Posted October 11, 2014 by - in Sport
 
 

Luhet sot në “Elbasan Arena” Shqipëri-Danimarkë

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



0Luan Shqipëria me Danimarkën, vjen në një moment delikat, përplasen dy të parat e Grupit “I”…

Është dita e së vërtetës. Sot në fushë zbret Shqipëria dhe sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë aty në “Elbasan ARENA”, por mbi të gjitha, shpresat, ëndrrat e emocionet e të gjithë shqiptarëve anembanë botës. Luan Shqipëria me Danimarkën, vjen në një moment delikat, përplasen dy të parat e Grupit “I” dhe një trepikësh është një hipotekë e vogël drejt një misioni historik, pasi shtron rrugën drejt Francë 2016, Europianit të parë me 24 skuadra protagoniste. Për të gjithë ne është momenti që të shkruhet një histori e re.

Nuk ka më vend për gabime, këtë mbrëmje të gjitha harrohen Portugalia apo dhe Serbia, për Shqipërinë ka rëndësi vetëm rezultati përballë Danimarkës. Nuk do të jetë e lehtë përballë një skuadre fizike e cinike e me eksperiencë që ka ditur të fitojë këtu në të kaluarën, por cdo ndeshje bën historinë e saj dhe De Biasi me djemtë e tij, sot do të përpiqen t’i japin jetë një tjetër historie. Atmosfera është optimal, një stadim i ri pret të inagurohet me fitore e trajneri italian ka përgatitur gjithcka deri në detaje.

Asnjë pikë referimi për kundërshtarin dhe në një situatë të tillë edhe formacioni që do të zbresë në fushë kthehet pothuajse në një rebus, megjithatë nga ajo që ka mundur të filtrojë nga seancat e blinduara të kuqezinjve, tekniku italian pritet të hedhë në fushë një formacion të rreshtuar me modulin 4-3-2-1, të kujdesshëm në mbrojtje por të gatshëm për të goditur në cdo moment kundërshtarin. Prapavija duket e kolauduar me Berishën mes shtyllave, Canën e Mavraj para tij dhe Elseid Hysajn dhe Ansi Agollin nga krahët, ndërsa dyshimet i përkasin pjesës së sipërme të skuadrës. Me konkretisht mesfushës ku të sigurt janë Kukeli e Abrashi, ndërkohë që ka 2 vende për tre kandidatë, Kacen, Lilën e Xhakën, nëse luan mesfushori i Paok-ut atëherë Xhaka do të jetë i avancuar duke nxjerrë Lilën jashtë formacionit titullar. Për sa i përket sulmit mrekullia e Aveiors i jep besim Bekim Balajt, por në orët e fundit janë rritur ndjeshëm kuotat e Sokol Cikalleshit dhe nuk është cudi që të jetë ai në majën e repartit ofensiv. Pritet të jenë ata 11 futbollistët që do të mbajnë mbi vete për këtë 90 minutësh shpresën e madhe të një kombi, atë të një historie ku ruhet një vend nderi për fanellën kuqezi.

E gjithë sfida mbetet për t’u shijuar në Digitalb/Supersport, paktën me të dashur të shqiptarëve, që do ta sjellë live takimin në kanalet SS2 dhe SS2HD në orën 20:45, si dhe me transmetimin maratonë “Digitalb Arena”, në qendër të Elbasanit, vendi i show dhe festës për tifozët kuqezi.

350 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7