0
Posted April 29, 2015 by une in Kuriozitete
 
 

Kush e ka ndërtuar këtë ishull misterioz?

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Në ishullin siberian të Por-Bajin ndodhet një fortesë antike, e cila për nga arkitektura, ngjan edhe më një burg masiv.

Kjo fortesë, i ka lënë historianët dhe qeverinë e Putinit pa shpjegime. Nuk dihet ende se përse është ndërtuar dhe përse më pas është braktisur.

Historianët dhe shkencëtarët janë të ndarë në këtë histori, por disa syresh besojnë se fortesa është ndërtuar për t’i tërhequr njerëzit ta vizitojnë më shumë se sa për t’i burgosur.

Ata besojnë se ndërtesa në fjalë ka qenë një pallat veror, manastir ose observator astronomik. Por-Bajin, që rrjedh nga gjuha tuvane, do të thotë “shtëpi prej tulle”. Ishulli në fjalë është 3800 km lart Moskës, dhe ndodhet shumë pranë kufirit me Mongolinë.

Fortesa u zbulua në vitin 1891, por ende nuk dihet qëllimi apo funksioni i saj, edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull që nga zbulimi.

Ekspertët thonë se fortesa është ndërtuar në periudhën e Ujgur Kaganatës (744-840 Pas Krishtit).

Ajo ndodhet shumë larg zonave tregtare dhe të banimit të kohës, çka bën që të bjerë poshtë hipoteza se mund të ketë qenë kështjellë e banuar nga civilë.

(SHO)

227 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7