0
Posted August 21, 2015 by - in Sport
 
 

Korçarët, lëvdata nga mediumet e huaja

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Mediat kanë lavdëruar jo pak Skënderbeun edhe pse humbi ndeshjen e parë të “play-off”-it në Champions League. “Skënderbeu humbet me një gol të Dinamos në sekondat e fundit”. Ky është titulli i përdorur nga UEFA për disfatën 2-1 të korçarëve në ndeshjen e parë playoff të Champions League. “Rezistenca e pashtershme e Skënderbeut të Korçës”, shkruante spanjollia “Marca”. Gazeta madrilene theksonte se “kampionët e Shqipërisë shkruan historinë në Champions” duke u bërë “ekipi i parë që arrin në play-off” dhe se “humbja 2-1 mban të hapura shpresat për sfidën e kthimit në Zagreb”.

Sipas iberikes “El Mundo Deportivo”, me fitoren në “Elbasan Arena”, Dinamo Zagreb është skuadra që së bashku me Shakhtar Donetsk shohin fazën e grupeve. Në të njëjtën linjë edhe mediat kroate. “Me një këmbë në Champions: goli i Pivariç i jep Dinamos fitoren” shkruante “24 sata”. Edhe më konkrete “Sportske Jutarnji”, që përqendrohej te përfitimet financiare. Kjo gazetë përdorte titullin “Milionat e Champions janë edhe më pranë” dhe saktësonte se “bomba e Pivariç i siguroi ekipit nga Zagrebi kthimin e qetë në shtëpi”. “HRT Sport” nënvijëzonte se “Dinamo festoi fitoren në Shqipëri, pasi ishte ekipi më i mirë në fushë”.

“Gazzetta Dello Sport” fliste për fitoren e Dinamo Zagreb, ashtu si edhe Valencia, Shakhtar e Selltik. “Ndeshje emocionuese në “Elbasan Arena”, me Skënderbeun që ndëshkohet në fund”, shkruante e përditshmja përtej Adriatikut. Edhe sipas “Eurosport”, “Hirushja Skënderbeu befasohet në sekondat e kohës shtesë”. Kampionët e Shqipërisë kanë marrë pjesë nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampioneve në pesë vitet e fundit, si përfaqësues të vendit të tyre. Kështu, Skënderbeu, premierën në kompeticionin madhor kontinental për klube e bëri në vitin 2011, ku humbi me një rezultat total 6-0 ndaj APOEL-it qipriot.

Kulmi i përfaqësimit të tij në Champions, deri më tani, ka qenë raundi i tretë kualifikues, në vitin 2013, kur fituan ndaj azerbajxhanasve të Neftçi Bakusë në kohën shtesë. Pastaj ka dredhuar disi në mënyrë të habitshme ndaj Shakhter Karagandy, ku kazakistanasit janë imponuar në mënyrë të qartë (5-3, rezultati i përgjithshëm). Sezonin e kaluar ishte BATE Borisov, e cila i dha fund ëndrrës shqiptare, këtë herë në rastin e parë. Por, vërtet për emrin e vet historik, Skënderbeu u ngrit përsëri, fitoi sërish kampionatin shqiptar dhe përfundoi duke gjeneruar një sukses të dimensioneve të mëdha në Ligën e Kampioneve. Sepse, në sezonin aktual, ka prekur jo vetëm tavanin historik shqiptar në garat europiane, por synojnë një vend joshës në fazën e grupeve të Championsit apo Europa Leagues.

230 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7