0
Posted November 26, 2015 by - in Sport
 
 

Klopp: Jam bërë trajner sepse nuk isha i zgjuar sa duhet

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



“Doja të bëhesha doktor, por nuk isha i zgjuar aq sa duhet. Për këtë arsye u bëra trajner”. Futbolli ka qenë pothuajse një plan alternativ për “doktor Kloppin”: një nga trajnerët më revolucionar të viteve të fundit, por që nuk ka menduar asnjëherë për të ndryshuar futbollin. Për atë, që e ka quajtur veten “Normal One”, futbolli është diçka “shumë serioze për 90 minuta” dhe që “duhet marrë me ironi”. Dhe ka shtuar: “Medaljet, trofetë dhe fitoret nuk më interesojnë. Për mua është i rëndësishëm momenti në vetvete, kujtimi që ke jetuar një ndeshje të caktuar. Për këtë arsye jam trajner”.
Këto janë disa nga zbulimet e bëra në librin “Reading the game”, i shkruar nga gazetari Moritz Rinke mbi vitin e fundit të Klopp te Borussia e Dortmundit, që ka dalë javën e kaluar në Angli, shtëpia e re e trajnerit gjerman që është transferuar prej pak kohësh te Liverpooli. Pothuajse dyqind faqe që përshkojnë sezonin e kaluar, sigurisht më i vështiri i Klopp te Dortmundi. Dhe që zbulojnë disa anë të fshehura të trajnerit nga Shtutgarti.

The post Klopp: Jam bërë trajner sepse nuk isha i zgjuar sa duhet appeared first on Shqipmedia.

118 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7