0
Posted October 31, 2014 by une in ShowBiz
 
 

Jordana Brewster e egër në shtrat dhe në vozitje

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



0Kur nuk është para kamerës, bukuroshja Jordana Brewster preferon një stil më të relaksuar të jetës, duke mos i kushtuar shumë vëmendje modës dhe duke përdorur grimin në minimum. Mirëpo, ylli i filmit hit “Fast & Furious” ka dëshmuar se ajo ende e ka një anë të egër derisa ka pozuar për ballinën e revistës “Cosmo”, ndërsa gjatë intervistës për këtë revistë, ajo ka zbuluar mes tjerash edhe vendin më të çmendur ku ka bërë seks.

“Seksi im më i çmendur ka qenë një verandë gjatë një ahengu. Kjo është e tëra që mund të ju them”, ka deklaruar zeshkania atraktive e lindur në Panama. Duke mbajtur modestinë e saj, mamaja e një djaloshi të vogël, thotë se nuk dëshiron të flasë aq shumë për çështjet private, por gjithsesi se e konsideron veten si të egër në shtrat. “Nuk jam një vajzë e urtë siç mendojnë të tjerët. E kam edhe anën time të egër, të cilën di ta përdori në mënyrë të përkryer kur është nevoja, sidomos në dhomën e gjumit”, ka shtuar ajo.

Jordana nuk ka nevojë të diskutojë shumë jetën e saj seksuale për të qenë joshëse. Ylli i aktrimit në çdo projekt filmik që paraqitet, e tregon anën e saj joshëse, duke përfshirë edhe filmin e saj të fundit “Dallas”, ku ajo shihet me veshje tepër provokuese. Por roli i cili e ka bërë të famshme, është ai në filmin “Fast and Furious”, ku ajo shihet në gara të çmendura me vetura. Zeshkania seksi e ka pranuar se edhe në jetën private është një adhuruese e madhe e shpejtësisë dhe veturave sportive dhe shpesh e gjen veten në probleme me ligjin, pikërisht për këtë arsye.

“Vërtetë jam një vajzë e egër në vozitje. Më pëlqen të arrij shpejtësi marramendëse, edhe pse shpesh gjobitem pikërisht për këtë. Por kjo nuk më stopon, pasi dua të ndjej dridhërimat në stomak, sepse kjo më rrit adrenalinën”, ka përfunduar Jordana.

238 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7