0
Posted January 6, 2016 by ArmendZeqiri in Sport
 
 

Ja katër ekipet me të cilat Shkëndija do të luaj në Antalia

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Shkëndija do të zhvillojë katër takime kontrolluese në Antalia, me ekipe cilësore që do të qëndrojnë në këtë qendër gjatë kësaj periudhe. BATE Borisov do të jetë rivali më i fortë që do të testojë ‘kuqezinjtë’.

Skuadra ‘kuqezi’ prej 24 janar deri më 10 shkurt do të qëndrojnë në Antalia të Turqisë për fazën e dytë të përgatitjeve dimërore para vazhdimit të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ku synohet titulli i dyfishtë. Në qendrën turke përveç seancave stërvitore, ekipi do të zhvillojë edhe ndeshje kontrolluese përmes së cilave do të testohet forma në kërkim të gjetjes së nivelit sa më të mirë, si dhe kristalizimit të formacionit ideal. Për këtë qëllim janë caktuar katër ndeshje kontrolluese me ekipe të forta që gjithashtu do të përgatiten në këtë qendër të njohur dhe atraktive për zhvillim të fazës dimërore. Seria e ndeshjeve fillon më 27 janar kur kundërshtar i parë i Shkëndijës do të jetë Volin nga Ukraina, ndërsa më 31 janar ‘kuqezinjtë’ do të zhvillojën testin më të fortë me pjesëmarësin në edicionin e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve, BATE Borisov nga Bjellorusia. Më 4 shkurt NK Split i Kroacisë do të jetë testi i tretë, ndërsa seria e ndeshjeve kontrolluese do të mbyllet më 9 shkurt kundër Dunajska Sreda të Sllovakisë.

Vlen të ceket se dy ndeshjet e fundit me NK Split dhe Dunajska janë pjesë e një turneu me fond shpërblyes prej 20 mijë euro për ekipin që do të fitojë vendin e parë. Skuadra e vendit të dytë do të merr 10 mijë euro, ndërsa për vendin e tretë ka shpërblim prej 5 mijë euro. Sipas organizatorit, fituesi shpërblimin do të mund ta shfrytëzojë në formë të shfrytëzimit të kapaciteteve të hotelit për përgatitjet e vitit të ardhshëm.

The post Ja katër ekipet me të cilat Shkëndija do të luaj në Antalia appeared first on Shqipmedia.

160 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7