0
Posted November 6, 2014 by Nazmi Selmani in ShowBiz
 
 

Gjyste Vulaj, në superformë – FOTO

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



0aKëngëtarja nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj është në formë dhe ndihet seksi. Ajo zbulon se është në përgatitje të klipit të saj të ri i cili pritet të prezantohet së shpejti. Ftesat për mbrëmje të ndryshme muzikore për të kanë qenë të shumta, ndërsa përsa i përket ndonjë bashkëpunimi muzikor ajo është shprehur që ende nuk ka ndonjë plan.

E pyetur në lidhje me djalin e saj Besartin ajo shprehet se marrëdhënia e tyre është shumë e ngushtë, por nga ana tjetër ajo thekson se në fundjavë për shkak të koncerteve detyrohet të largohet prej tij, duke e lënë në duar të sigurta, nën shoqërinë e Rozanës, vajzës së madhe.

Megjithatë Vulaj është shprehur se përgjatë verës, kur angazhimet e saj kanë qenë më të ngjeshura është detyruar që ta marrë me vete dhe djalin e vogël, pasi nuk mund të rezitojë të qendrojë larg tij për shumë ditë edhe pse teknologjia në ditët e sotme është një ndihmesë shumë e madhe sipas saj.

Nga ana tjetër të gjithë janë kurioz për format e mira trupore të Gjyste Vulaj, ku sipas saj duhet shumë pak kujdes për të arritur forma të mira fizike, madje ajo shprehet: “Bukuria nuk ik nëse ti i bën hyzmet”.

Ajo ç’ka vihet re shpesh në profilin e saj në Facebook është sensibilizimi dhe thirrja e vazhdueshme që Gjystja i bën individëve për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Këto veprime humane ajo i bën prej kohësh, pasi siç shprehet dhe vetë dhimbja e nënës për fëmijët është shumë e madhe, ndaj kurrsesi nuk do dëshiroja të shihja fëmijët duke vuajtur dhe gjithmonë mundohem t’i ndihmoj.

Ajo synon që publikimet e saj të vazhdueshme në rrjetet sociale të jenë nxitëse edhe për individë të tjerë, të cilët me fare pak mund të bëjnë të lumtur jetën e dikujt tjetër.

Ndërsa përsa i përket jetës private Vulaj shpesh bie pre e thashethemeve nga më të ndryshmet, ku disa herë janë publikuar lajme të rreme në lidhje me ndarjen nga bashkëshorti i saj, Sokoli.

0

0a

0b

0c

0d

0e

253 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7