0
Posted November 29, 2016 by une in ShowBiz
 
 

FOTO/ Aktivistë të LR-PDSH-së kalojnë në BDI

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Kalimet e fundit nëpër parti dhe lëvizjet e ndryshme të aktivistëve duket se po bëhen në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit ku secili mundohet të rreshtohet aty ku mendon se është platforma më e mirë zgjedhore.

Siç mëson ekskluzivisht Agjencia e lajmeve Zhurnal, nga shtabi komunal në Saraj bëjnë me dije se në Bashkimin Demokratik për Integrim kanë kaluar disa aktivist të LR PDSH-së të cilët tashmë janë bërë anëtarë të partisë së Ahmetit.

Feim Sali, Sedat Ebibi, Suat Sulejmani dhe Azem Jakupi janë aktivistët të cilët nga LR PDSH kalojnë në BDI ndërkohë që në fotografi aktivistët shihen me ish ministrin e drejtësisë Blerim Bexheti si dhe kreun e komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Ndërkohë që siç mëson Zhurnal nga burime në Saraj, tashmë gati e gjithë struktura e vjetër e PDSH-së në Gërçec, Rashçe, Krushopeki, Bukoviç e vendbanime tjera të komunës së Sarajit po kalojnë në BDI.

The post FOTO/ Aktivistë të LR-PDSH-së kalojnë në BDI appeared first on Shqipmedia.

201 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7