0
Posted October 6, 2014 by Nazmi Selmani in Sport
 
 

Fitore me 5 yje e Realit ndaj Bilbaos – VIDEO

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



0Madrilenët fituan thellë 5-0 ndaj Athletic Bilbao, që sërish u duk sikur në Madrid vjen vetëm si vizitor.

Reali i Madridit duket se ka gjetur formën perfekte dhe tani askush nuk mund ta ndalë. Madrilenët fituan thellë 5-0 ndaj Athletic Bilbao, që sërish u duk sikur në Madrid vjen vetëm si vizitor, duke koleksionuar një tjetër humbje të rëndë. Ronaldo dhe Benzema ishin yjet që shkëlqyen në “Santiago Bernabeu”, portugezi me tre gola ndërsa francezi me dy, me CR7 që tani shkëputet gjithmonë e më shumë në renditjen e golashënuesve. Se çfarë takimi do të ishte u kuptua që në minutën e 2-të, kur Ronaldo kaloi përpara madrilenët.

Ndërkohë që para pushimit një goditje me kokë e Benzemas, coi shifrat në 2-0. Pjesa e dytë nisi ashtu si e para, me Cristiano Ronaldon sërish për protagonist që ngriti rezultatin në 3-0, përpara se Benzema ta ndiqte me golin e 4-0. Ndërkohë që vulën takimit ia vuri Ronaldo me golin e tij të tretë, që i jep los blancos suksesin e pestë radhazi në kampionat.

286 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7