0
Posted June 13, 2015 by - in Sport
 
 

Duro zyrtarisht te Shkëndija, ja marrëveshja

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Tashmë është zyrtare, Shpëtim Duro rikthehet në stolin e Shkëndijës të Tetovës një vit pas largimit të tij nga kuqezinjtë. Klubi i Shkëndijës me një komunikatë në faqen e tij zyrtarizoi ish trajnerin e Partizanit si timonierin e ri të skuadrës. Shpëtim Duro arriti akordin me drejtuesit e klubit tetovar duke firmosur një kontratë që do ta lidhë me Shkëndijën për 2 sezonet e ardhshme. Ashtu si në aventurën e tij të mëparshme asistent i parë i teknikut kryeqytetas do të jetë Jeton Beqiri, i cili në muajit e fundit e kishte drejtuar i vetëm skuadrën.

Drejtuesit e Shkëndijës dhe sidomos presidenti Lazim Destani kanë këmbëngulur për të rikthyer në stolin e kuqezinjëve Shpëtim Duron, që konsiderohet si një nga trajnerët më të suksesshëm që ka drejtuar skuadrën tetovare gjatë këtyre viteve të fundit. Në aventurën e tij të parë 55-vjecari shqiptar edhe pse e drejtoi Shkëndijën vetëm për disa muaj arriti ta kualifikonte ekipin në Europa League edhe pse e gjeti atë duke luftuar për mbijetesën. Ndërkohë drejtuesit e klubit tetovar kanë vlerësuar te Duro edhe punën që ky i fundit ka bërë me Partizanin gjatë këtij sezoni duke i kualifikuar të kuqtë në Europë pas 7 viteve mungesë.

Nëse 1 sezon më parë trajneri kryeqytetas e la ekpin përpara ndeshjeve europiane, këtë vit Duro rikthehet për të nisur misionin e lënë përgjysmë pasi do ta nisë aventurën e tij të dytë me Shkëndijën pikërisht me turin e parë eliminator të Europa League. Duro, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjecare me Shkëndijën do t’i bashkohet skuadrës të Hënën në Slloveni ku kuqezinjtë tetovarë do të zhvillojnë fazën përgatitore në prag të përfaqësimit në Europë.

200 Shikime Gjithsejt 2 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7