0
Posted October 28, 2015 by une in ShowBiz
 
 

Alarmi: Një arushë në planetin Mars – VIDEO

Loading...

Ne qoft se nuk ju hapet video Kliko Ketu WwW.Tvseriale.Ch



Një imazh i realizuar nga NASA u postua në internet nga “gjuetarët” e UFO-ve, me pretendimin se duket “qartë” prezenca e një ariu ose një gjitari tjetër me katër këmbë, që ecën në planetin e kuq.

Scott C. Waring, një hulumtues që merret me çështjen e jashtëtokësorëve, pasi e pa fotografinë, njoftoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Shekulli raportin e “Express”-it britanik.

Ai pretendon gjithashtu se ka alienë, gaforre, statuja, ndërtesa dhe madje UFO të rrëzuara, që fshihen mes shkëmbinjve.

“Nuk është hera e parë që NASA fotografon qenie të gjalla në hapësirë, por ua mbulon ngjyrën dhe i bën të duken si jo të gjalla. Për këtë kam njoftuar OKB-në dhe dua që të jepet një përgjigje. Po qe se nuk shpjegon askush, do t’i drejtohem personalisht Ban Ki-moon-it”, tha Waring.

Ai e sqaron idenë e tij me faktin se, “krijesa ka gëzof të vërtet, siç shihet edhe nga hijet përreth trupit të tij. Kjo do të thotë se nuk është një statujë, por një krijesë e gjallë”. Krijesa u zbulua nga “Paranormal Crucible” e Youtube-it.

The post Alarmi: Një arushë në planetin Mars – VIDEO appeared first on Shqipmedia.

109 Shikime Gjithsejt 1 Shikime Sot

Reklama Juaj Ketu 6
Reklama Juaj Ketu 7